Ish-ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se për herë të parë në Kosovë ka ndodhur që në zgjedhje parlamentare t’ju orfrohet qytetarëve edhe opsioni për presidentin.
Kjo duke iu referuar bashkëpunimit të tyre me Vjosa Osmanin, tha Konjufca për Telegrafin.
”Ne si listë që fitoi në mënyrë plebishitare, konsideroj që të jemi kandiduar kësaj radhe në mënyrë më të ndryshme se herave të tjera”.
”Kësaj here kemi kandiduar me opsionin e presidentit për popullin e Kosovës. Kjo ka qenë hera e parë që ndodhë kështu në historinë pas pavarësisë së Kosovës”.
”Kjo ka qenë edhe arsyeja, meqenëse dihej fare mirë që për shkak të afateve kushtetuese, seanca e dytë e Kuvendit menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë, do të jetë për presidentin”.
”Nëse e shihni tash pas anulimit të votave për Hoxhiq dhe për disa të tjerë të partive egjiptase, konsideroj që VV tashmë e ka kapërcyer pragun e referendumit me 50 e sa për qind të votave të qytetarëve. Ky opsion politik me prezantu edhe presidentin në seancë”.
Megjithatë lidhur me deklarimet e subjekteve opozitare se Vetëvendosjes nuk do t’ua japin tërësisht votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, Glauk Konjufca tha se këto nuk janë vota drejt këtij subjekti.
”Kjo nuk është një votë për Vetëvendosjen. Është gabim të mendohet kështu”.
”[Vjosa Osmani] përkrahet nga Vetëvendosje, Kosova duhet ta ketë një president”.
”Presidenti mund të jetë edhe një vatër të betejës më të rëndësishme politike të opozitarizmit. Unë mendoj që nuk është i tillë”.
”Opozita i zgjedh betejat e veta”.
”Meqenëse është e tillë, zgjedhja e presidentit si pozitë e rëndësishme shtetërore, kjo prej anës së opozitës, janë dy opsione: ta konsiderojnë presidentin si njërën nga pozitat që ne mund ta zgjedhim, apo ndoshta ta kthejnë opozita cështjen e presidentit në pikë ekzistenciale. Sepse me çu Kosovën në zgjedhje të reja, është pikë ekzistenciale e betejës politike”.
”Presidenti mund të jetë betejë politike ekzistenciale. Presidenti është po të kishte qenë para një viti, janë bërë tri vite të qeverisjes, presidenti ka qëlluar në vitin e fundit elektoral të zgjedhjeve, ti mund të bësh politikë me presidentin”.