Zemaj: Mbi 33 mijë doza të vaksinave COVAX do të vijnë në Kosovë gjatë marsit

Minsitri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se mbi 33 mijë doza të vaksinave do të vijnë në Kosovë gjatë muajit mars.

Ai ka folur edhe rreth mundësisë së shtërngimit të masave anti-Covid

“Gjatë muajit mars vijnë 33 mijë e 600 doza të vaksinave të COVAX-it”, tha Zemaj.

Ministri në detyrë po ashtu thotë se pasi gjendja në Kosovë u vlerësua si stabile, kjo është arsyeja pse vaksinat janë vonuar deri tash.

“Arsyetimi ka qenë që Kosova e ka gjendjen stabile”, tha Zemaj.

Zemaj ka folur rreth mundësisë së shtërngimit të masave antiCOVID.

Ai është shprehur se këtë javë nuk pritet të ketë masa të reja, por të enjtën do të bëhet rivlerësimi i komunave sipas zonimit.

Zemaj në Kanal 10 ka thënë se nëse është nevoja në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, nëse kërkohet nga qeveria masa shtërnguese për uljen e infeksionit do të shqyrtohen.

“Këtë javë jo, ne e kemi këtë zonimin që e bëjmë në 3 zona që i kemi përcaktuar, në këtë javë është rritur numri në zonën e kuqe, do të shohim në këtë javë nëse do të ketë, siç e bëjmë vlerësimin javor. Të enjten do të dalim zyrtarisht, nëse është nevoja ftojmë Komitetin dhe në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, eventualisht nëse kërkohet nga qeveria e Kosovës të shtërngojë masat ose të marrë masa shtesë për uljen e infeksionit”, tha Zemaj.