Pse djali i Harry dhe Meghan nuk mund të jetë princ? Ja çfarë thotë protokolli mbretëror!

Në intervistën e saj me Oprah Winfrey, dukesha e Sussex-it, Meghan Markle tha se kur ajo ishte shtatzënë, kishte biseda rreth statusit të fëmijës së saj të ardhshëm, duke përfshirë edhe atë titull që ai ose ajo duhet të merrte. “Ata po thoshin se nuk donin që ai të ishte një princ ose princeshë, duke mos ditur se çfarë gjinie do të ishte, e cila do të ishte ndryshe nga protokolli,” tha ajo.

Çfarë thotë protokolli mbretëror?

Rregullat për atë se kush mund të jetë një princ, vijnë nga një letër-patentë e lëshuar nga mbreti George V në nëntor të vitit 1917. Ato janë instrumente ligjore të cilat mund të marrin formën e një letre të hapur nga monarku dhe mund të përdoren për deklaratat mbretërore ose dhënien e titujve. Në letrën e vitit 1917, George V deklaroi se stërnipërit e mbesa të monarkut nuk do të ishin më princa apo princesha, përveç djalit të madh të djalit të madh të princit të Uellsit. Në situatën tonë aktuale, kjo do të thotë që princi George u bë automatikisht një princ, por jo Archie, edhe pse të dy janë stërnipër të mbretëreshës. Sipas këtij protokolli, vëllezërit e motrat e princit George princeshës Charlotte dhe princit Louis, nuk duhet ta kishin marrë gjithashtu titullin. Por në dhjetor të vitit 2012, mbretëresha lëshoi ​​gjithashtu një letër-patentë ku thuhej se të gjithë fëmijët e princit William do të kishin të drejtë të ishin princa ose princesha dhe të merrnin titullin e lartë mbretëror.

Po titulli i Archie-it?

Sipas letrës së vitit 1917, Archie ka të drejtë të bëhet një princ, por jo tani. Fëmijët e dukës dhe dukeshës së Sussex-it do të duhej të prisnin derisa princi Charles të bëhej mbret, në atë moment ata do të ishin nipërit e mbesat e monarkut dhe kështu do të kishin të drejtë të ishin princër ose princesha. Kjo është arsyeja pse vajzat e princit Andrew , Beatrice dhe Eugenie, ishin princesha që nga lindja, por djali i vogël i Eugenie-s, August, nuk është një princ. Dukesha e Sussex ishte qartë e vetëdijshme për protokollin. Ajo iu referua në intervistë një “kongresi George V ose George VI” që do të thoshte që djali i saj Archie do të bëhej një princ kur babai i Harry-t të bëhet mbret. Por ajo tha se asaj i ishte thënë kur ishte shtatzënë se ata duan të ndryshojnë rregullat për Archie-n në mënyrë që ai të mos bëhet një princ. Ajo nuk dha më shumë detaje në lidhje me këtë dhe Pallati Buckingham nuk i ka komentuar pretendimet e saj.