Avokati i Popullit hap zyrat për ankesa

Institucioni i Avokatit të Popullit bën me dije se sot do të mbajë të hapura Zyrën Qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale gjithandej nëpër vend, dhe po ashtu ekipet do të jenë në terren për të monitoruar procesin zgjedhor.

“Qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të IAP-së gjatë procesit të votimit ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenimin a keqpërdorimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi”, njofton ky institucion, transmeton Klan Kosova.

Ankesat po ashtu mund të pranohen edhe në email adresën zyrtare të IAP-së në info@oik-rks.org apo në numrat e telefonit të zyrës qendrore në Prishtinë, tel: +383 38 223 782dhe 223 783.