Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur katër pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 290 raste të reja pozitive.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).
Me këtë, numri i të vdekurve është rritur 1.544, kurse i të prekurve në 64.095.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 111 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 18 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Gjilan 10 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 7 raste, Obiliq 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik, Novobërdë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 336 qytetarë ndërkaq raste aktive janë 6.991.