Kandidati për President nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka vazhduar vizitën në Lipjan, në ditën e fundit të fushatës.
Nga atje, Haradinaj u zotua se do të angazhohet fuqishëm që ta ndërtojë Kosovën, me një ekonomi të qëndrueshme që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.
“Në Lipjan u zotova se do të angazhohem fuqishëm që ta ndërtojmë një Kosovë të fortë, e të sigurt, me një ekonomi të qëndrueshme që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.