65 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Pejës.
Ky spital njofton se 52 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa 12 të tjerë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 pacientë janë shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës, 206 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, kurse nga ta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.