Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 480 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.
17 persona u arrestuan, nëntë persona u dërguan në mbajtje dhe katër në vuajtje të dënimit.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 41 aksidente trafiku me të lënduar, 25 aksidente me dëme materiale dhe një aksident me fatalitet.
Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 143 tiketa trafiku.