Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia priti sot në takim Ambasadorin e Britanik në Kosovë Nicholas Abbott me të cilin diskutuan për situatën aktuale në Kosovë për sa i përket Korona virusit Covid-19.
Ambasadori Abbott përgëzoi ministrin Vitia për punën e bërë nga Ministria dhe institucionet e tjera në përgjigje ndaj situatës epidemiologjike me koronavirusin Covid-19 dhe shprehu mirënjohjen e tij për përfshirje në këto masa edhe të komuniteteve pakicë në Kosovë, veçanërisht të komunitetit serb.
Ambasadori theksoi nevojën e bashkëpunimit duke injoruar dallimet politike për sa i përket qasjes në menaxhimin e situatës me koronavirusin në Kosovë.
Ministri në detyrë Arben Vitia e ka informuar Ambasadorin Abbott lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë.
Gjithashtu, shprehu falënderimin e tij, për mbështetjen që në vazhdimësi Kosovës i ka dhënë Mbretëria e Bashkuar si në rrafshin politik ashtu edhe në atë shëndetësor si dhe gatishmërinë për të shtuar angazhimet në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës së Kosovës pa dallim.