Arrestohet një zyrtar policor me dyshimin se ka kryer vepër penale “dhunë në familje’’.
Mbrëmë IPK ka pranuar informacione lidhur me dyshimin se një zyrtar policor në Prishtinë ka udhruar dhunë në familje përcjell www.gazetastop.com.
Në komunikatën e IPK-së thuhet që menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar viktimën e këtij rasti, bashkëshorten e tij.
“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. IPK ka pranuar mbrëmë informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Prishtinë ka kryer veprën penale dhunë në familje. Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e IPK-së, përcjell www.gazetastop.com