Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411.
Në 24-orët e fundit në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën shtatë persona, kurse janë konfirmuar 296 raste të reja.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në mesin e viktimave janë edhe një 40 vjeçar dhe një 42 vjeçar.