Disa nga kontratat më të çuditshme të futbollistëve në Evropë

Transferimi i një futbollisti me emër nëpër skuadrat e njohura të futbollit të Evropës, përfshin edhe klauzolat në kontratat e tyre. E përditshmja angleze “The Mirror” të martën ka zbuluar disa prej klauzolave më të çuditshme që janë vendosur nga klubet pas transferimit të lojtarëve të caktuar.

Sulmuesi Luis Suarez, sa ishte pjesë e klubit të Liverpoolit në kontratën e tij kishte një klauzolë që nuk e lejonte largimin e tij te rivali i përbetuar Manchester Unitedi. Megjithatë, Suarez e kishte një klauzolë të ngjashme edhe sa ishte pjesë e Barcelonës, e cila ia ndalonte atij transferimin te skuadra e Real Madridit.

Liverpooli përfitoi rreth 150 milionë euro nga shitja e Philipe Coutinhos te Barcelona. Mirëpo, krahas kësaj, klubi anglez i detyroi spanjollët që këtë dëmshpërblim për brazilianin ta paguanin përmes kësteve. Me këtë klauzolë, Barcelona nuk do të kishte të drejtën e blerjes së ndonjë futbollisti të Liverpoolit derisa të paguante dëmshpërblimin e Coutinhos.

Legjenda e Brazilit, Ronaldinho, iu bashkua Flamengos nga Milani në vitin 2011 derisa ishte në fund të karrierës së tij si futbollist aktiv. Në kontratën e tij me ekipin brazilian, Ronaldinho kishte të përfshirë një klauzolë të veçantë që e lejonte atë të frekuentonte klubet e natës të paktën dy herë në javë.

Image

Alex Oxlade-Chamberlain kishte një klauzolë mjaft të çuditshme të përfshirë në kontratën e tij derisa ishte pjesë e skuadrës së Arsenalit. Ai tek Arsenali u përdor kryesisht si rezervist, i cili inkuadrohej prej minutës së 71-të. Pasi dolën detajet e klauzolës në kontratën e tij, gjithçka u bë e qartë: Arsenali ishte i detyruar ta paguante Southamptonin 10.000 mijë funte sa herë që Oxlade-Chamberlain luante të paktën 20 minuta për “Topçinjtë”.