Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka folur për ish-nënkryetaren e kësaj partie, Vjosa Osmani.
Teksa Shala u pyet se a ishte e pamundur që Osmani të vazhdonte të jetë në LDK, ai thotë se kjo nuk ishte e pamundur, por Osmani vetë e ka parë të pamundur.
“S’mendoj që ishte e pamundur, por ajo e ka parë të pamundur. Vjosa fillimisht kundërshtonte vendimet e LDK-se dhe ishte nënkryetare, pastaj u kthye në një kundërshtare të qeverisë së LDK-së dhe në fund në një kundërshtare të LDK-së”, tha Shala në Rubikon.
Kujtojmë se Qeveria Hoti ka rënë pasi aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku e shpalli të pavlefshme votën e deputetit të Etem Arifi.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt, ku Avdullah Hoti do të jetë kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së.