Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, në emisionin Ballkan Talks në Euronews Albania ka folur për daljen e Vjosa Osmanit nga LDK-ja.
Osmani së bashku me disa anëtarë të Iniciativës së saj qytetare është pjesë e listës së kandidatëve për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje.
Me këtë rast Haziri tha se ajo nuk do të kalojë lehtë në një listë çfarë është lista e Vetëvendosjes.
Sipas tij ata që kanë dalë nga LDK-ja janë dëmtuar vet.
“Tani, zonja Osmani e humbi besimin në LDK, duke u thirr në një vendim të Këshillit të Përgjithshëm, dhe kjo shkaktoi dhe mosbesim dhe tërheqje nga strukturat, duke e gjet vetën në VV. A s’është kjo thyerje e ideologjikë kjo? T’i thyesh ideologjitë, atëherë cili është profili politik ? Më vjen keq që është largu nga shtëpia politke dhe familja politike siç është LDK, humbja e besimit është edhe në vlerësime, dhe s’besoj që do të kalojë lehtë në një listë çfare është Lëvizja Vetëvendosje. Edhe të tjerët që kanë dalë nga LDK në procese politike, nuk dëmtohet LDK-ja por dëmtohen vet ata”.