Nëntë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.
ISKPHK njofton se në këtë periudhë kohore janë regjistruar 294 raste të reja të të infektuarve, dhe që 281 persona janë shëruar.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.