Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka bërë të ditur se gjendja në rrugët e Kosovës është e mirë, përpos rrugës Pejë-Kullë, në të cilën kërkohet të kalohet me pajisje dimërore.
Në njoftimin e MPB-së thuhet se edhe pikat kufitare janë të hapura dhe në to ka qarkullim.