Një person është gjetur i vdekur sot në mal, në afërsi të Liqenit të Badovcit. Në media u raportua se bëhet fjalë për ish-zyrtarin e Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqin.
Për këtë rast është deklaruar edhe Kryeprorkuroi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.
Munishi ka treguar se prokurori është nisur për në vendngjarje për të parë se çfarë ka ndodhur.
“Prokurori është nisur në vendin e ngjarjes për të parë se çfarë ka ndodhur. Policia është në vendin e ngjarjes. Ai është gjetur diku në mal i vdekur”, ka thënë Munishi për Kallxo.com.
Ndryshe, Syleviqi ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.
Ai ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllëzëerit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata e kanë akuzuar Syleviqin se ua ka montuar rastin. /Gazeta Express