Kjo është gjendja aktuale të rrugëve në Kosovë

Mirëmbajtja dimërore e auto-udhëve, rrugëve nacionale e atyre rajonale po vazhdon me intensitet të shtuar.

Bazuar në raportin ditor të ditës së sotme, Ministria e Infrastrukturës informon si në vijim:

Për shkak reshjeve të borës auto-udha R6 Hani i Elezit nga ora 15:00 deri në ora 22:00 dhe temperaturave nën zero (-3) është intervenuar me kripë dhe pastrim bore mbrëmë, ndërsa sot temperatura ishte nënë zero (-5) është intervenuar me kripë si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

Në rajonin e Gjilani 1 gjendja e rrugëve është e mirë, është intervenuar në gjitha drejtimet në hedhjen e kripës për shkak të ngricave dhe është pastruar bora.

Ndërsa në rajonin e Gjakova 1 gjatë  ditës së kaluar  ka pas  intervenime në të gjitha akset rrugore për shkak të reshjeve të borës. Po ashtu është intervenuar me kripë në të gjitha akset.

Po ashtu në këtë rajon gjatë ditës kemi hap kanale në vendet ku ka pasur nevojë për largimin e ujit. Të gjitha rrugët janë të hapura dhe pa ngrica.

Auto-udhët: R7, N9, R6,  si dhe auto-udha A6 Konjuh-Doganaj dhe Gjakova 2 janë krejtësisht të lira për qarkullim.

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe temperaturave të ulëta në rajonin e Prizrenit 2 ka ngrica  dhe është intervenuar në  pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës në rrugët: M25 Prizren -Morinë, R115 Prizren – Prevallë , R113 Zhur -Dragash- Restelicë, R114 Dragash – Brod, ndërsa bora është pastruar në rrugët R115 Prizren -Prevallë, R114, Dragash – Brod dhe R113 Dragash – Restelicë. Rrugët janë të hapura por, qarkullimi duhet të bëhet me kujdes të shtuar sepse ka akull dhe ngrica në rrugë.

Në regjionin Peja 1 ka temperatura mjaft të ulëta dhe ngrica, është bërë  shpërndarja e kripës në të gjitha rrugët. Të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Për shkak të reshjeve të borës nga ora 14:00 deri ne ora 18:30 dhe  temperaturave nën zero (-3) u intervenua me kripë  e rërë si dhe pastrim të borës në orët e mbrëmjes dhe në orët e mëngjesit.

Ministria e Infrastrukturës lut të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës.