Një person i moshës 59 vjeçare, është gjetur i vdekur dje në shtëpinë e tij në rrugën “Vëllezërit Petreqi” në Pejë, njofton Klan Kosova.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 08:20 e mëngjesit, Policia e Kosovës është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Petreqi”. Me të marrë informatën, njësitet relevante kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe në shtëpinë e viktimës është hasur një person i shtrirë në tokë. Vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante. Me vendim të prokurorit trupi është dërguar për obduksion në IML”, ka thënë Rugova.