Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri sot e ka pritur kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin, në komunën që ai drejton në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai tha se do të punojnë natë e ditë që me ia zgjat mandatin Hotit sepse sipas tij kanë shumë arsye për këtë.
“Kemi me punu natë e ditë me ia zgjat mandatin sepse kemi shumë arsye për këtë. LDK e Gjilanit është ngritur në këmbë që ta mbështesë listën fituese“, shkroi Haziri në Facebook.
Njëkohësisht, ata i prezantuan edhe pesë kandidatët për deputetë: Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani.
Po ashtu LDK ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë nga Podujeva, ku kësaj liste i prin ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, njëkohësisht edhe ministër në detyrë i Brendshëm.
Përveç Veliut, kandidatët tjerë nga Podujeva për deputetë janë Fidan Rekaliu, Ekrem Hyseni, Visar Hoti, Fatlume Jaha dhe Zahide Gërvalla.