I sapoaderuari në Lëvizjen Vetëvendosje, Armend Muja, po shprehet optimist se Albin Kurti, në zgjedhjet e 14 shkurtit, do të dalë kryeminiustri më i votuar.
Ai thotë se me Kurtin njihen qëmoti megjithatë nga dje do të bashkëpunojnë më thellë si aktivistë e kolegë në Vetëvendosje.
”Me Albinin njihemi qëmoti, por nga dje, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE! Kosova gjendet e sfiduar, si për të kaluarën, ashtu edhe për të ardhmen e saj. Albin Kurti përfaqëson të vërtetën, autoritetin moral dhe vullnetin e njerëzve të rëndomtë në Kosovë – aktiv e rezistent ndaj sfidave shoqërore që nga vitet e 90-ta, por edhe të gatshëm për rrugën përpara. Data 14 shkurt 2021 do të jetë historike për Kosovën – Kurti do të jetë Kryeministri më i votuar, lajm i mirë dhe i domosdoshëm për Kosovën dhe shqiptarët”.
Tutje në një reagim të tij ai thotë se Kurti do të veprojë si kryeministër i të gjithë votuesve në Kosovë, dhe si partner me miqtë më të afërt të vendit.
”Kurti nuk i ka borxh askujt përpos popullit të Kosovës dhe dashamirësve të saj. Nuk duhet pritur që ai si Kryeministër të jetë kokulur para atyre që sfidojnë shtetësinë e Kosovës nga brenda dhe jashtë. Ai do te veproj si Kryeministër i të gjithë votuesve në Kosovë dhe partner me miqtë më të afërt te Kosovës. Nevojitet ilaç i shpejtë kundër pandemisë, papunësisë dhe krimit. Na duhet paqe e brendshme dhe kontributi i të gjithë diasporës për ecje me hapa të shpejtë drejt zhvillimit dhe integrimit evropian. Kosova do t’i kthehet fitoreve.
Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE janë e vetmja garanci për ndryshim në Kosovë. Për mua është nder dhe përgjegjësi të jem një pjesë e këtij rrugëtimi”.