Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj arrestimit që i është bërë sot nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se përmes aksionit të sotëm është denoncuar standardi i dyfishte mbi respektimin e masave për pandeminë.
“Iu drejtuam Policisë së Kosovës me parullën: ‘Për partitë tubime, për qytetarët dënime’”.
“Kemi hasur në një reagim brutal dhe krejt të pakuptimtë. Për një parullë të shkruar, pati arrestime të dhunshme e procedime penale”.
“Për neve vazhdon të mbetet shqetësuese censura e përbrendësuar e Policisë rreth respektimit të rregullave. Edhe një herë, nuk kërkojmë të mos mbahen tubimet, veç zbatim të njëjtë për secilin”.
“Në anën tjetër, parullës e aksionit s’ka pse i frikësohet kush. Ato janë kushti dhe mundësia për demokracinë”.