Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes.
“Personat që nuk i mbijetuan koronavirusit janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç)”.
Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 49.577 raste nga 175.052 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.284 raste të vdekjes.