Nga nesër, qytetarëve kosovarë u duhet testi PCR për hyrje në Kosovë, pa të vetizolim 7-ditor

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që nga nesër të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në Kosovë, duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Ata që nuk do ta kenë testin, duhet të vetizolohen për 7 ditë.

Kjo ëshë një prej disa masave të mara sot në mbledhjen e Qeverisë Hoti.

“Përjashtim bëjnë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër, që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Ditëve të fundit është shtuar numri i bashkatdhetarëve që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.