Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 48 mijë e 682.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, deri më tani të testuar janë 171 mijë e 154 persona si të dyshuar për SARS COV-2.
Që nga shfaqja e rasteve të para me koronavirus në vendin tonë e deri më tani janë regjistruar gjithsejt 1 mijë e 248 raste të vdekjes.
Ndërkaq referuar shifrave nga IKSHPK, numri i të shëruar arrin në 36 mijë e 226 raste.
Numri i rasteve aktive është 11 mijë e 208.Numri total i rasteve pozitive është 48.682 raste nga 171.154 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.248 raste të vdekjes.Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.208.