130 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Pejës.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në respirator (CPAP), 89 pacientë janë në oksigjeno -terapi ndërsa nga këta 21 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Ky spital njofton se pesë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 166 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.