Bukuroshja e njohur, Arta Nitaj, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe fotografitë provokuese.
Së fundmi, Nitaj ka pozuar me një kostum të shkurtër të tipit ‘babadimër’, duke marrë kështu pamjen e një “nënadimëreshe”.
Me këtë paraqitje, ajo ka vënë në pah linjat e formësuara trupore, të cilat janë rezultat i përkushtimit të saj në palestër.
Arta përndryshe është shumë e komentuar në media për jetën e saj private dhe paraqitjet e tilla në rrjetet sociale.
Vetëm pak javë më parë në një intervistë në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, në RTV Dukagjini, ajo u shpreh se tashmë ka fituar imuniteti nga shkrimet e shumta në media që bëhen për të.
Ndryshe, Arta Nitaj vazhdon të mbetet beqare dhe jeton në Prishtinë.