Selmanaj: Nuk shantazhohemi nga Lista Serbe, më parë shkojmë në zgjedhje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, thotë se janë duke e diskutuar një çështje me Listën Serbe që po mundohen të gjejnë zgjedhje.

Selmanaj thotë se akoma ka frymë të bashkëpunimit me Listën Serbe, por nëse kjo frymë shuhet, atëherë vendi shkon në zgjedhje.

“Kjo qeveri nuk shantazhohet, shkojmë zgjedhje. Nëse dikush në të kaluarën ka marrë obligime që nuk mund të realizohen, kjo qeveri nuk i realizon ato. Çfarëdo premtimi që i kanë dhënë”, thotë Selmanaj në Kanal10.