Gjendja me koronavirus në Kosovë po vazhdon të jetë e rënduar çdo ditë e më shumë.
Vendi ynë numëron gjithsej 46 mijë e 909 raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, nga 164 mijë e 548 persona të dyshuar.
Sa i përket vdekjeve, numri nuk është edhe aq i vogël, pasi betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur plotë një mijë e 203 persona.
Po ashtu, numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 34 mijë e 155, pasi vetëm gjatë 24 orëve të fundit, u shëruan gjithsej 555 pacientë.
Me virusin janë duke luftuar mijëra qytetarë, ndërkohë janë plotë 11 mijë e 551 raste aktive.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u regjistruan 329 raste të reja, ndërsa u shënuan 11 raste të vdekjes.