Arbëria ka siguruar një barazim 1:1 sot në udhëtim ndaj kampiones Dritës, në ndeshjen e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Kastriot Rexha (36’ nga penalltia) shënoi golin e epërsisë për Dritën, ndërsa barazoi rezultatin Hamdi Namani (75’) i cili realizoi autogol në tentim për ta larguar topin.
Në ndeshjen tjetër sot Trepça ’89 barazoi pa gola me Drenicën.
Drita kryeson në renditje me 40 pikë pas 17 ndeshjeve, dy më tepër se Ballkani e nëtë më tepër se Prishtina. Në fundjavë përballet me Prishtinë. Arbëria ndërkohë është ngjitur në vendin e gjashtë me 21 pikë.