Inspektorati i Punës ka vendosur ta rikthejë në detyrën e Sekretarit të Postës, Argjend Sefën.
Sefa ishte shkarkuar nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës më 5 gusht, ndërsa lidhur me këtë vendim, ai më 17 gusht ishte ankuar në Inspektoratin e Punës.
Lexo Edhe:
Inspektorati ka vendosur që vendimi i Bordit të Përkohshëm ka qenë në kundërshtim me ligjin dhe Posta është e obliguar ta anulojë atë vendim.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Sefa përmes një komunikate drejtuar mediave.
Ai ka thënë se, shkarkimi i tij nuk ka qenë vendim i bazuar në asnjë indikator matës të performancës ose mekanizmave të tjerë të ngjashëm.
“Duke pas parasysh mënyrën e shkarkimit tim nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të Postës së Kosovës, i cili nuk ka qenë vendim i bazuar në asnjë indikator matës të performancës ose mekanizmave të tjerë të ngjashëm, e veç këtyre mbledhja e bordit për shkarkimin tim është tentuar të bëhet medial, duke ftuar edhe Policinë, pa asnjë arsyeje! Andaj, përmes këtij e-maili dua t’ju informoj se sot me datë 14.12.2020, kam pranuar Vendimin nga Inspektoratit i Punës, përmes së cilit kërkohet të anulohet vendimi për shkarkimin tim, si dhe kthimi në pozitën e më hershme të Sekretarit/Këshilltarit të Postës së Kosovës”, është thënë nëpërmjet një e-maili nga vet Sefa.