Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar drejtorët komunalë. Në një konferencë për media ai është zotuar se bashkë me ekipin e tij do të punojnë me ndërgjegje dhe do të punojnë për të gjithë pa dallim.
“Do të punojmë pa ndalur e kokëulur, do të instalojmë meritokracinë, do të qeverisim me dije, do të bashkëpunojmë me opozitën për të mirën e qytetarëve”, ka thënë Bulliqi.
Nënkryetare komunës është emëruar, Marigona Lahu. Drejtor i Administratës së Përgjithshme, Bahri Selimi Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani Arsim, Avni Fetahu Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Egzona Mustafa Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, Pajtim Balaj Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Favzi Jetullahu Kulturë, Rini dhe Sport, Elheme Kutllovci Inspektorat, Ajet Poteraplanifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Bujar Hasani Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Vigan Salihu Ndërsa, për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Bulliqi ka thënë se ende nuk e ka emëruar dikë.