Sot stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet hapë dyert për një prej ndeshjeve më interesante të këtij edicioni të elitës së futbollit kosovar.
Dy skuadrat që po luftojnë për kreun e tabelës, Prishtina dhe Ballkani, zhvillojnë kryendeshjen e xhiros së 18-të.
Fakti që pritet ta bëjë shumë interesant duelin e sotëm është që të dy ekipet luftojnë për fitore.
Bardhekaltërve iu duhen medoemos tri pikë për të mbetur në hap me Dritën dhe Ballkanin, ndërsa kjo e fundit nuk guxon t’i lë Dritës mundësi për t’u distancuar në krye.
Ndeshja fillon prej orës 13:30 dhe drejtohet nga Tefik Maloku me asistentë Fatlum Berishën dhe Bujar Selimajn, ndërsa gjyqtar i katërt është Dardan Çaka.
Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet në Podujevë ndërmjet Llapit dhe Feronikelit.
Të dy skuadrat kanë shënuar ngritje të formës në xhirot e fundit, andaj takimi që do të luhet në “Zahir Pajaziti” nuk ka favorit në letër.
Ndeshja që do të zhvillohet në Podujevë do të nis nga ora 13:00.
SUPERLIGA – SOT
13:00 Llapi – Feronikeli
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Besnik Morina, Imran Kabashi, Shpëtim Murtezi.
13:30 Prishtina – Ballkani
Gjyqtarë: Tefik Maloku, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Dardan Çaka.