Boksieri shqiptar Florian Marku ka ndërprerë serinë e fitoreve në boksin profesionist.
Të shtunën, në Wembley gjyqtarët e shpallën të barabartë meçin e Markut me britanikun Jamie Stewart në një meç në kategorinë velter. Meçi zgjati tetë runde ndërsa rezultati përfundimtar 76:76.
Për Markun ishte dueli i tetë në boksin profesionist. Më herët kishte pasur shtatë fitore.
Florian Marku është shprehur i zemëruar dhe i pakënaqur me vendimin e gjyqtarëve duke thënë se janë duke ia shkatërruar karrierën.
“A talleni? A e njohin këta gjyqtarë boksin? Ai (kundërshtari) më goditi i pastër. Unë e godita atë shumë herë. Ata po ma prishin karrierën. Si mund të jetë kjo barazim”, ka deklaruar Marku pas ndeshjes.
Sonte do të zhvillohet edhe meçi mes Anthony Joshuas dhe Kubrat Pulevin për titullin e botës në peshat e rënda. Meçi do fillojë nga ora 23:00.