Banorët e fshatrave të Rugovës në Pejë po ankohen se tash e tri ditë nuk kanë furnizim me energji elektrike.
Për të sqaruar këtë situatë Gazeta Sinjali ka kontaktuar me KEDS-in, të cilët thonë se rreth 500 konsumatorë në atë pjesë janë pa rrymë.
Nga KEDS thonë se shkaku i borës, ekipet e tyre nuk po arrijnë të shkojnë me pajisje, në mënyrë që të sanohet problemi.
“Një pjesë e konsumatorëve, janë rreth 500 konsumatorë, që tash e tri ditë nuk kanë energji elektrike, ka borë atje dhe është lartësi e madhe.
Ekipet tona janë atje por nuk janë duke mund me mbërri me pajisje për shkak të borës”.
Tutje ata thonë se ekipet e tyre janë duke e bërë maksimumin që qytetarëve t’i kthehet furnizimi me energji elektrike.