Juventusi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi të dyfishtë ndaj Barcelonës, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen që po zhvillohet në Camp Nou, Zonja e Vjetër është treguar mjaftë e rrezikshme.
Fillimisht Juventusi shënoi në minutën e 12-të me një penallti të fituar nga Cristiano Ronaldo, e që u kthye në gol, pikërisht nga portugezi.
Në minutën e 20-të rezultati shkoi në 2-0 pas një aksioni të bukur mes Juan Cuadrados dhe Weston McKennie.
Ky i fundit me një goditje akrobatike shënoi një gol shumë të bukur.
Barcelona në këtë pjesë lojë u kundërpërgjigj me dy goditje të Lionel Messit, por që Gigi Buffon ishte në vend.
Juventusi e ka nisur seriozisht këtë takim dhe po kërkon fitoren me çdo kusht, ndëra Barcelona duket më e qetë.
Sa i përket statistikave, Barcelona e kishte pak më shuam topin 53 me 47 për qind, ndërsa raste më shumë kishte Juve.