Ditën e djeshme u zhvillua shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria u vendos në grupin I sëbashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorran dhe San Marinon.
Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 25 Mars 2021 kundër Andorras në transfertë dhe do ta përfundoj në 15 Nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi.
Orari e plotë të ndeshjeve të Shqipërisë:
Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri;
Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli;
Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri;
Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri;
Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari;
Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino;
Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri;
Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni;
Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri;
Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra.