Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka shkarkuar drejtorin e Agjencisë për Siguri Nacionale, Dejan Peruniçiq.
Ai këtë e ka bërë të ditur në një postim në profilin e tij në Twitter. Derisa ka postuar një fotografi me Peruniçiqin, ai ka thënë se e ka falënderuar për punën e deritanishme dhe se së shpejti do të emërohet një drejtor i ri.
Abazoviq në Qeverinë e Malit të Zi, përveç detyrës së zëvendëskryeministrit ka edhe atë të përgjegjësit për siguri.
Abazoviç të hënën e ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë.