Vaksina e re që mbron nga COVID- 19, është gati 95 për qind efektive, tregojnë të dhënat e fundit nga kompania amerikane ‘Moderna’.
Kështu kjo bëhet kompania e dytë amerikane brenda një jave, që raporton rezultate që tejkalojnë shumë pritjet, raporton BBC.
Nga kjo kompani e konsiderojnë këtë ditë “të madhe”, ndërsa thonë se ata planifikojnë të miratojnë përdorimin e vaksinës, në javët e ardhshme.
Së bashku me vaksinën e Pfizer/BioNTech, që ka treguar po ashtu më tepër se 90 për qind efikasitet, SHBA-ja mund të ketë dy vaksina të autorizuara për përdorim emergjent në dhjetor, ku deri në 60 milionë doza mund të jenë në dispozicion deri në fund të vitit.
“Ne do të kemi një vaksinë që mund të ndalojë COVID-19”, tha Presidenti i “Moderna”, Stephen Hoge në një intervistë telefonike. Edhe kjo vaksinë do të bëhet dy herë, në një periudhë 28 ditë larg.