Prej kohësh është raportuar për prishjen e raporteve në mes të këngëtareve, Dafina Zeqiri dhe Tayna. Megjithëse, asnjëherë vetë protagonistet nuk janë prononcuar rreth këtyre lajmeve.
Por, mbrëmë dyshimet u thelluan edhe më shumë pas një “Freestyle” të interpretuar nga Tayna, i cili në publik u zbërthye si “diss” për Dafina Zeqirin, pasi në një pjesë të tekstit reperja thotë: “Nuk din me fol shqip, le mo me repovat”, e vazhdoi duke thënë “dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”.
Pasi në publik rrodhi freestyle i Taynes, Dafina Zeqiri ia hoqi “followin” në Instagram reperes, e njëjtë iu kundërpërgjigj edhe Tayna.
Tani këngëtaret nuk e ndjerin më njëra-tjetrën në Instagram, edhe pse dikur u panë në shoqëri të njëra tjetrës, madje vetë Tayna kishte deklaruar në disa intervista se Dafina Zeqiri ishte ndër këngëtaret shqiptare më të preferuara të saj.
Por si nisi përçarja e raporteve të këngëtarëve që krijuan hitin “Bye Bye”?
Nga ajo që ka mësuar Express Rozë nga burimet, mosmarrëveshja e tyre ka nisur në kohën kur këngëtaret po mbanin bashkë koncertet dhe sipas të njëjtave burime dyshja kishte realizuar edhe një projekt të dytë, i cili nuk u publikua kurrë, sepse në atë kohë veçse u acaruan raportet.
Gjithsesi kënga “Bye Bye” është njëra nga hitet e vitit 2019, e cila numëron mbi 55 milionë klikime në Youtube.