Loriana Kuka ndalet në gjysmëfinale

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, është ndaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Budapest.

Pas 27 sekondave luftë, ajo u mposht nga francezja Estelle Fanny Posvite, transmeton Klan Kosova.

Kuka do të luftojë për medalje të bronztë në kategorinë deri 78 kilogramë me rusen Antonina Shmeleva.