Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 52 aktakuza kundër 60 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetë persona.
Gjatë kësaj periudhe janë bërë tre kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.