Shërohen 87 persona nga COVID-19

87 persona janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12,987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1730”, thuhet në njoftim. 

Ndërkohë, brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit.