Në 24 orët e fundit asnjë person nuk ka vdekur nga Covid 19 në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ai ka thënë se lakorja e rasteve të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19 brenda 24 orëve, në vend, ka rënë në zero.
“Puna e përkushtimi maksimal duhet të vazhdoj tutje”, ka shkruar ai.
Zemaj tutje ka njoftuar se sot ka qëndruar në vizitë në Komunën e Junikut, ku thotë se është njoftuar rreth situatës epidemiologjike.