Vetëm një person i vdekur nga koronavirusi brenda 24 orëve

Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.