Jakup Krasniqi reagon me një libër karshi zhvillimeve të fundit rreth Speciales

Në mesin e emrave që mund të jenë të akuzuar potencialë nga Gjykata Speciale, është edhe ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Jakup Krasniqi.

Kjo u bë e ditur nga nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Nasim Haradinaj.

Krasniqi tha për Klan Kosova se nuk ka pranuar asgjë zyrtare nga kjo gjykatë.

“Unë përpos që jam intervistuar nga Dhomat e Specializuar dhe jam mbrojtur në heshtje, asgjë zyrtare nuk kam pranuar. Tani jam duke e shkruar një libër për Specialen ku do të bëj të ditur aty se çka po ndodhë në lidhje me publikimin e aktakuzave”.