Infektologu i QKUK-së, Salih Ahmeti, ka dhënë detaje për situatën me COVID-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së. Ai ka folur për uljen e rasteve me këtë infeksion.
Por, Ahmeti ka folur po ashtu edhe për rrezikun që Kosova mund ta ketë gjatë muajve në vazhdim. Ai thotë se vendi mund të ballafaqohet me befasi dhe shtim të rasteve.
“Ne sapo e kemi kaluar fazën më të ashpër të pandemisë. Gjatë kësaj kohe, vërtetë që kjo pandemi ka shpalosur shumë detaje të organizimit të punës. Punëtorët shëndetësorë kanë tregu që të qëndrojnë afër pacientëve, t’u japin shërbime të nevojshme. Kjo situatë na lejon që të themi që me përpjekjet tona ta kemi një situatë më relaksuese. Sidoqoftë kjo nuk duhet që të na japë rehati. Kjo pandemi mund të na japë befasi. Ekziston mundësia që rastet të shtohen dhe të jetë më e vështirë situata”, ka deklaruar Ahmeti.