Pacolli flet pas takimit me Erdoganin në Stamboll, paralajmëron fuqizim të partneritetit me Turqinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli janë takuar sot në Stamboll me presidentin turk. Recep Tayip Erdogan.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli e ka quajtur të shkëlqyeshëm këtë takim, ndërsa ka shtuar se Erdogan është mik dhe aleat i madh i Kosovës.

Po ashtu, ish-ministri i Punëve të Jashtme ka paralajmëruar se do të fuqizohet miqësia dhe partneriteti me Turqinë.

“Sot në Stamboll së bashku me Presidentin Thaçi zhvilluam një takim të shkëlqyeshëm me Presidentin turk Erdogan. Presidenti Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës i cili ka mbështetur pavarësinë dhe njohjen tonë që nga dita e parë kur shpallëm pavarësinë e Kosovës. Miqësia dhe partneriteti ynë do të jenë më të fuqishëm”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.