Me 4 të vdekur nga Covid-19, numri i përgjithshëm në Kosovë ka arritur në 611.
Për dallim nga herët e kaluara, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në raportin 24-orësh, ka treguar se 2 persona kanë vdekur në Klinikën Infektive, 1 në spitalin rajonal të Prizrenit dhe një në atë të Pejës.
Derisa nga 678 mostra të testuara nga IKSHPK-ja dhe laboratorët privatë me metodën PCR, pozitivë kanë rezultuar 57 persona.
Numri total i rasteve pozitive ka arritur ne mbi 14 mijë e 9, prej të cilëve kanë arritur të shërohen mbi 12 mijë persona.
Rastet pozitive janë 16 nga Komuna e Prishtinës, 6 raste nga ajo e Gjilanit e 5 raste në atë të Pejës.
Në anën tjetër, gjatë të premtes 220 pacientë janë trajtuar në QKUK dhe spitale regjionale, prej të cilëve 123 të konfirmuar me Covid-19.
Në raportin e SHSKUK-së thuhet se 6 pacientë janë në respiratorë e 142 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.