Selimi: As Hoti nuk e di se çfarë përmban marrëveshja që nënshkroi në Uashington

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se as kryeministri Avdullah Hoti nuk e di përmbajtjen e marrëveshjes që ky i fundit nënshkroi më 4 shtator në Shtëpi të Bardhë.

Sipas Selimit, ende nuk dihet nëse ka fituar ndonjë gjë Kosova nga kjo marrveshje. Ndërsa sa i përket njohjes së Kosovës nga Izraeli, ai thotë se askush nuk foli diçka keq për të sepse Kosova dhe Izraeli janë vende mike.

“Kjo çfarë bëri sot zotëri Hoti nuk është fare raportim. Me fjalë krejt boshe u mbështoll që më së lehti do ta quaja demagogji. Për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, ne pamë vetëm një letër dhe një nënshkrim.

Normalisht desha të iu dëgjoj çfarë do të thoni dhe ajo çfarë pritëm edhe e thatë. Ju thatë që kjo është një fitore e madhe e Kosovës, do ta shohim më vonë se çfarë na sollët e fituam. Nëse ju nuk keni sjellë asgjë nga Shtëpia e Bardhë atëherë çfarë do të na sillni nga Brukseli.

Edhe qasja që ke pasur atje edhe materia e letrës që e keni nënshkruar ju ishte një qasje që përdoret me natyrat e vendeve në Lindjen e Mesme. Pastaj, askush nuk ka folur keq për njohjen nga Izraeli, por ne nuk kemi raport të njëjtë më të si me Serbinë, e kemi vend mik.

Kush prej jush këto e ka ditur se çfarë ka shkruan në letrën që ka nënshkruar Hoti. Në rastin më të mirë ju them që as ky vet se ka dit çfarë ka nënshkruar atje”, tha ai.